KW4W

GJETJA E BURIMEVE TË PUNËSIMIT

GJETJA E BURIMEVE TË PUNËSIMIT

Për të gjetur punën e dëshiruar, ju duhet të keni burimet tuaja të punësimit të cilat i kontrolloni në baza ditore. Burime të cilat lajmërojnë për vende të lira të punës janë gazetat, portalet e punësimit në internet, zyret e ndryshme të punësimit, webfaqet e kompanive, madje edhe rrjetet sociale si Facebook. Burimet e punësimit zakonisht grumbullojnë informata mbi shumë vende të lira pune në rajon dhe më gjerë.

Gazetat ditore zakonisht kanë rubrikën ku vendosin shpalljet e punës në baza ditore. Koha Ditore dhe Kosova Sot janë disa nga gazetat të cilat vendosin më së shumti shpallje në baza ditore.

Portalet e punësimit në internet janë mënyra më moderne për të kërkuar punë. Përpos që mund të qaseni në çdo moment, shërbimet e tyre zakonisht janë pa pagesë si dhe përmbajtja e tyre freskohet shumë herë gjatë ditës. Në Kosovë ekzistojnë shumë portale online të punës, të tilla si KosovaJob, Portal Pune, Oferta Suksesi, Lyp Punë etj. Portalet e punës në internet kanë edhe përparësi tjera ndaj gazetave. KosovaJob, për shembull, iu lejon që CV-në tuaj ta ngarkoni në sistemin e saj dhe ta përdorni sa herë që të keni nevojë për shpallje të reja që vendosen në të.

Shumë shpesh, kompanitë dhe organizatat postojnë njoftime për vendet e tyre të lira të punës në webfaqet e tyre zyrtare. Shumë nga këto kompani/organizata kanë faqe edhe në rrjete sociale prandaj ne ju rekomandojmë përcjelljen e tyre të rregullt.

Sektori publik në Kosovë gjithashtu ofron vende të shumta të punës. Qeveria e Kosovës dhe ministritë publikojnë shpalljet e tyre në gazeta dhe në webfaqet e tyre zyrtare në baza ditore. Institucionet tjera publike, si shkollat dhe intitucionet tjera gjithashtu ofrojnë rregullisht vende të lira pune. Zakonisht, ato mund të i gjeni në webfaqet e tyre si dhe në portalet tjera të punësimit.

Poashtu, mos harroni të informoheni për vende të lira të punës edhe nga miqtë dhe familja juaj. Ata mund të kenë njohuri për pozita të ndryshme pune të cilat mund të mos jenë publikuar në ndonjë portal punësimi.